Normative act

Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19

Normative act no. 16/2020, dated 17 April 2020, issued by Kryeministri.

Number
16/2020
Date of adoption
17 April 2020
Published in the Official Journal
no. 68, 18 April 2020
Enters into force
18 April 2020
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2020-04-18

AKT NORMATIV

Nr. 16, datë 17.4.2020

PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES

TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA

COVID-19

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për

Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet

shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në

kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga

COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës

së Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.

Neni 2

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë,

merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar

shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike në

llogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror

që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.

2. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.