Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
Normative act no. 25/2020, dated 10 June 2020, issued by Ministria e Brendshme.
- Number
- 25/2020
- Date of adoption
- 10 June 2020
- Published in the Official Journal
- no. 111, 12 June 2020
- Enters into force
- 12 June 2020
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2020-06-12
AKT NORMATIV
Nr.25, datë 10.6.2020
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR
LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli
i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve
shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda
vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e
COVID-19.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.