On an addition to Law No. 96/2016, “On the status of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, as amended
Law no. 149/2020, dated 17 December 2020, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 149/2020
- Date of adoption
- 17 December 2020
- Published in the Official Journal
- no. 5, 13 January 2021
- Enters into force
- 28 January 2021
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13
LIGJ
Nr. 149/2020
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 96/2016, “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE
DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
VENDOSI:
Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet shtesa e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 91, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Relatori përcakton dhomën dhe seksionin ku magjistrati ka ushtruar funksionin në
periudhën për të cilën bëhet vlerësimi dhe, në varësi të numrit të çështjeve për çdo kategori,
përcakton numrin e çështjeve që do të përzgjidhen në mënyrë të barabartë për secilën kategori,
duke përfshirë domosdoshmërish çështjet penale që lidhen më veprat penale të parashikuara në
kreun X, të Kodit Penal, për të cilat parashikohet dënimi në minimum jo më pak se një vit
burgim, nëse magjistrati ka hetuar/gjykuar çështje të kësaj natyre gjatë periudhës së vlerësimit.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.12.2020
Shpallur me dekretin nr. 11907, datë 8.1.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.