Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së furnizimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi Ve Ticaret A.Ş.”
Normative act no. 17/2021, dated 8 April 2021, issued by Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Number
- 17/2021
- Date of adoption
- 8 April 2021
- Published in the Official Journal
- no. 57, 12 April 2021
- Enters into force
- 12 April 2021
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2021-04-12
AKT NORMATIV
Nr. 17, datë 8.4.2021
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË
FURNIZIMIT TË NËNSHKRUAR NDËRMJET MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
DHE MBROJTJES SOCIALE, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN
DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK DHE DISTRIBUTORIT TË
AUTORIZUAR “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.Ş.”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale e të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i marrëveshjes ndryshuese
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së furnizimit të nënshkruar ndërmjet
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe
Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret A.Ş”,
sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.