Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Normative act no. 25/2021, dated 22 June 2021, issued by Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Number
- 25/2021
- Date of adoption
- 22 June 2021
- Published in the Official Journal
- no. 99, 23 June 2021
- Enters into force
- 23 June 2021
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2021-06-23
AKT NORMATIV
Nr. 25, datë 22.6.2021
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9936,
DATË 26.6.2008, “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në pikën 5, të nenit 4/1, fjalët “... vitit buxhetor 2023 ...” zëvendësohen me “... vitit buxhetor
2024 ...”.
Neni 2
Në fund të nenit 74, “Dispozita kalimtare”, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht, për vitin 2021, nuk zbatohen parimet dhe rregullat fiskale të përcaktuara në
pikat 1, 2, 3 dhe 4, të nenit 4/1, të këtij ligji.”.
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
1
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.