Për ratifikimin e “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për tregtinë dhe bashkëpunimin tregtar”
Law no. 9591, dated 27 July 2006, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9591
- Date of adoption
- 27 July 2006
- Published in the Official Journal
- no. 89, 17 August 2006
- Enters into force
- 1 September 2006
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2006-08-17
3249
LIGJ
Nr.9591, datë 27.7.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR TREGTINË DHE
BASHKËPUNIMIN TREGTAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit
Europian për tregtinë dhe bashkëpunimin tregtar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5011, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE E PËRKOHSHME
MBI TREGTINË DHE BASHKËPUNIMIN TREGTAR NDËRMJET KOMUNITETIT
EUROPIAN NGA NJËRA ANË, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NGA ANA TJETËR
KOMUNITETI EUROPIAN,
referuar më poshtë si “Komuniteti,
nga njëra anë, dhe
REPUBLIKA E SHQIPËRISË,
referuar më poshtë si ‘Shqipëria’,
nga ana tjetër,
MEQË:
1. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane dhe Shteteve të tyre
Anëtare nga njëra anë, dhe Shqipërisë nga ana tjetër, nënshkruar më Luksemburg më 12 qershor 2006.
2. Marrëveshja e Stabilizim -Asociimit ka për qëllim vendosjen e lidhjeve të ngushta dhe të
qëndrueshme bazuar në reciprocitet dhe interes të ndërsjellë, që duhet t’i japë mundësinë Shqipërisë të
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.