ON COPYRIGHT AND RELATED RIGHTS
Law no. 9380, dated 28 April 2005, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.
- Number
- 9380
- Date of adoption
- 28 April 2005
- Published in the Official Journal
- no. 42, 13 June 2005
- Enters into force
- 28 June 2005
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2005-06-13
LIGJ
Nr.9380, datë 28.4.2005
PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e të drejtës së autorit dhe e të drejtave të tjera të lidhura me të.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton të drejtat dhe detyrimet e subjektit pjesëmarrës në veprimtaritë krijuese, prodhuese, tregtare ose në çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike apo shkencore.
Neni 3
Subjektet dhe fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për personat fizikë a juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese, tregtare, prodhuese apo çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:
2.1. Veprat:
a) që nuk janë shfaqur në publik dhe që kanë për autorë shtetas shqiptarë;
b) që nuk janë shfaqur në publik dhe që kanë për autorë persona fizikë, që jetojnë ose janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë;
c) që janë shfaqur për publikun në Republikën e Shqipërisë ose janë shfaqur për publikun në një vend tjetër dhe, brenda 30 ditëve, janë shfaqur në Republikën e Shqipërisë;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 26 June 2008 · 9934 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9380, DATË 28.4.2005 “PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË”
- 14 February 2013 · 78/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, të ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.