ON CONSTRUCTION INSPECTION
Law no. 9780, dated 16 July 2007, issued by Assembly of Albania. The archive holds 5 acts changing it, the latest dated 6 November 2025.
- Number
- 9780
- Date of adoption
- 16 July 2007
- Published in the Official Journal
- no. 95, 27 July 2007
- Enters into force
- 11 August 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2007-07-27
LIGJ
Nr.9780, datë 16.7.2007
PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të sigurojë respektimin e normave, standardeve dhe legjislacionit në fushën e ndërtimit, urbanistikës dhe rezervave ujore, në të gjithë territorin e vendit, në mënyrë të decentralizuar dhe në përputhje me parimin e subsidiaritetit, në bazë të ndarjes administrative.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i organeve për inspektimin ndërtimor e urbanistik, i organizimit, i rregullave të funksionimit dhe i përgjegjësive të tyre.
Neni 3
Organizimi i inspektimit ndërtimor
Kontrolli e zbatimi i ligjshmërisë dhe i standardeve teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës kryhet nga:
1. Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës.
2. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar.
Inspektorati ndërtimor e urbanistik ngrihet në nivel qarku, në përputhje me nenet 6, 7 dhe 18 të këtij ligji.
Neni 4
Përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 25 February 2010 · 10240 · Për disa shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit.
- 23 September 2010 · 10323 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
- 14 February 2013 · 23/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin në ndërtim”, të ndryshuar
- 24 December 2014 · 183/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007, “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
- 6 November 2025 · 62/2025 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 1.10.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, ‘Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme’”, të ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.