On certain additions and amendments to Law No. 8378, dated 22.7.1998, “Road Code of the Republic of Albania”, as amended
Law no. 63/2021, dated 7 May 2021, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 63/2021
- Date of adoption
- 7 May 2021
- Published in the Official Journal
- no. 90, 10 June 2021
- Enters into force
- 25 June 2021
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2021-06-10
LIGJ
Nr. 63/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998,
“KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 8 shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:
“9. Sinjalistika rrugore për rrugë, në afërsi të të cilave ka institucione arsimore, përcaktohet
sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi.”.
Neni 2
Në nenin 7, pika 12 ndryshohet si më poshtë:
“12. Cilido që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të
lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë dhe për rastet kur qarkullon në
sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e
drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu,
i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas
parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi”.
Neni 3
Në nenin 12, në pikën 1, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) Policisë Ushtarake (IQRr) për mjetet tokësore me targa të Forcave të Armatosura të
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.