ON THE RATIFICATION OF THE “AGREEMENT ON AMENDMENT AND ACCESSION TO THE CENTRAL EUROPEAN FREE TRADE AGREEMENT”
Law no. 9696, dated 21 March 2007, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9696
- Date of adoption
- 21 March 2007
- Published in the Official Journal
- no. 37, 31 March 2007
- Enters into force
- 15 April 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2007-03-31
709
LIGJ
Nr.9696, datë 21.3.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË
MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EUROPËS QENDRORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të
Europës Qendrore”, sipas tekstit dhe anekseve e protokolleve të saj, të cilat i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5246, datë 30.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN TË
MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE
HYRJE
Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Bullgarisë, Republika e
Kroacisë, Republika e Maqedonisë, Republika e Moldavisë, Republika e Malit të Zi, Rumania,
Republika e Serbisë dhe Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë
në emër të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara (këtu e më tutje të referuara “Palët”),
Duke pasur parasysh qëllimin e palëve legjitime për të aderuar në Bashkimin Evropian,
Duke njohur kontributin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (këtu e më
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.