On the Organisation and Functioning of the Civil Aviation Authority
Law no. 53/2022, dated 16 June 2022, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 53/2022
- Date of adoption
- 16 June 2022
- Published in the Official Journal
- no. 108, 29 July 2022
- Enters into force
- 13 August 2022
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2022-07-29
LIGJ
Nr. 53/2022
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT
TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, për:
a) organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, në vijim “Autoriteti”;
b) procedurat për refuzimin, pezullimin dhe revokimin e licencave, lejeve, autorizimeve dhe
certifikatave, legjislacionin e aplikueshëm në rastin e ankimimit të vendimeve të Autoritetit;
c)
llojet e tarifave për shërbimet që ofron, mënyrën e llogaritjes së tyre, mënyrën e
administrimit të të ardhurave të realizuara prej tyre, si dhe rastet e përjashtimeve nga zbatimi i
rregullave në fuqi dhe masat për ruajtjen e nivelit të sigurisë në këto raste.
Neni 2
Fusha e veprimtarisë së Autoritetit
Autoriteti, si Autoritet Mbikëqyrës Kombëtar, ka në fushën e tij të veprimtarisë rregullimin
dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive në fushën e transportit ajror civil, në zbatim të Kodit
Ajror të Republikës së Shqipërisë.
KREU II
STATUSI, ORGANET DREJTUESE DHE STRUKTURA E AUTORITETIT
Neni 3
Statusi i Autoritetit
Autoriteti është person juridik publik, jobuxhetor, me seli në Tiranë, veprimtaria e të cilit
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.