On the Control of Trade in Goods That May Be Used for Capital Punishment, Torture or Cruel, Inhuman or Degrading Punishment or Treatment
Law no. 27/2023, dated 23 March 2023, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 27/2023
- Date of adoption
- 23 March 2023
- Published in the Official Journal
- no. 64, 14 April 2023
- Enters into force
- 14 October 2023
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2023-04-14
LIGJ
Nr. 27/2023
PËR KONTROLLIN E TREGTIMIT TË PRODUKTEVE QË MUND TË PËRDOREN
PËR DËNIME ME VDEKJE, TORTURË OSE DËNIME APO TRAJTIME MIZORE,
ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të
përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, si
dhe ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit, ndihmës teknike, trajnimin dhe reklamën në lidhje me
produkte të tilla.
Neni 2
Përkufizimet
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoritet i zbatimit të ligjit” është çdo autoritet përgjegjës për parandalimin, zbulimin, hetimin,
luftimin dhe ndëshkimin e veprave penale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në policinë, prokurorinë,
të vendimeve penale dhe, kur është e
çdo autoritet gjyqësor, çdo institucion të ekzekutimit
përshtatshme, institucionet shtetërore dhe autoritetet ushtarake.
2. “Autoriteti përgjegjës” është Autoriteti
i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), si
struktura shtetërore përgjegjëse për lëshimin e autorizimeve të përcaktuara në pikat 3, 4 dhe 5 të këtij
neni, për eksportin, importin, tranzitin, ofrimin e ndihmës teknike dhe veprimtari ndërmjetësuese.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.