On One Amendment to Law No. 9975, dated 28.7.2008, “On National Taxes”, as amended
Law no. 38/2023, dated 8 June 2023, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 38/2023
- Date of adoption
- 8 June 2023
- Published in the Official Journal
- no. 95, 27 June 2023
- Enters into force
- 12 July 2023
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2023-06-27
LIGJ
Nr. 38/2023
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT
KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më
poshtë:
Neni 1
Në nenin 9, pika 8 ndryshohet si më poshtë:
“8. Subjektet e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe subjektet e prodhimit të
produkteve ushqimore të ambalazhuara, të cilat kanë në përbërje të tyre qumësht pluhur të
klasifikuar në kodet 0402 10 19 dhe 0402 21 18 të NKM-së, hirrë qumështi të klasifikuar në kreun
0404 10 të NKM-së dhe krem qumështi të klasifikuar në kreun 0402 të NKM-së, përjashtohen nga
pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi vetëm
për sasinë e importuar, për qëllim prodhimi, në përputhje me etiketën e produktit të miratuar nga
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku evidentohet sasia në përqindje të këtyre produkteve, që janë
trupëzuar në produktin përfundimtar.
Në rast të përdorimit të qumështit pluhur, hirrës së qumështit dhe krem qumështit,
jo për
qëllimet e veta dhe me destinacion të ndryshëm nga ai për të cilin përfitohet përjashtimi sipas kësaj
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.