On Certain Amendments and One Addition to Law No. 68/2017, “On Local Self-Government Finances”
Law no. 40/2023, dated 8 June 2023, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 40/2023
- Date of adoption
- 8 June 2023
- Published in the Official Journal
- no. 95, 27 June 2023
- Enters into force
- 12 July 2023
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2023-06-27
LIGJ
Nr. 40/2023
PËR DISA NDRYSHIME DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 68/2017,
“PËR FINANCAT E VETËQEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore” bëhen ndryshimet dhe shtesa, si
më poshtë:
Neni 1
Në nenet 55, pikat 1 dhe 2, 56, pika 1, 57, pika 1, dhe 59, pika 1, fjalët “të shpenzimeve vjetore të
miratuara” zëvendësohen me fjalët “të shpenzimeve vjetore faktike”.
Pas nenit 60 shtohet neni 60/1 me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 60/1
Përdorimi i fondeve të trashëguara nga viti i kaluar
1. Nga fondet e trashëguara dhe të paangazhuara, jo më pak se 30% e tyre përdoren për:
a) shlyerjen e detyrimeve të prapambetura;
b) pagimin e nënhuave të papaguara në kohë.
2. Procedurat dhe mënyra e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti
i kaluar dhe të
paangazhuara, që do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e
nënhuave të papaguara në kohë, miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 8.6.2023.
Shpallur me dekretin nr. 87, datë 23.6.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.