On Certain Additions and Amendments to Law No. 15/2019, “On Promotion of Employment”
Law no. 47/2023, dated 22 June 2023, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 47/2023
- Date of adoption
- 22 June 2023
- Published in the Official Journal
- no. 105, 13 July 2023
- Enters into force
- 28 July 2023
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2023-07-13
LIGJ
Nr. 47/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 15/2019, “PËR NXITJEN E
PUNËSIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto shtesa:
1. Shkronja “ç” e pikës 4 riformulohet si më poshtë:
“ç) familjarët e individëve me aftësi të kufizuar”.
2. Në shkronjën “h” të pikës 4 pas fjalëve “të rinjtë me moshë nën 29 vjeç” shtohen fjalët “që nuk
janë në punësim, arsim ose formim profesional”.
3. Pas pikës 20 shtohet pika 21 me këtë përmbajtje:
“21. Kuponi për financimin e formimit profesional” është kuponi që u jepet punëkërkuesve të
papunë, të cilët ndjekin një kurs formimi profesional në subjektet private të formimit profesional.”.
Neni 2
Në nenin 11 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Shkronja “gj” riformulohet si më poshtë:
“gj) programe sipas skemës së garancisë rinore;”.
b) Shkronja “k” riformulohet si më poshtë:
“k) këshillimin për punësim për grupet e veçanta;”.
c) Pas shkronjës “k” shtohet shkronja “l” me këtë përmbajtje:
“l) skemën e kuponit për financimin e formimit profesional.”.
2. Në pikën 4 fjala “ vendim” zëvendësohet me “vendime”.
Pas nenit 11 shtohet neni 11/1 me këtë përmbajtje:
Neni 3
“Neni 11/1
Skema e garancisë rinore
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.