On the Management of Irrevocable State Guarantees and Credits
Law no. 55/2023, dated 13 July 2023, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 55/2023
- Date of adoption
- 13 July 2023
- Published in the Official Journal
- no. 113, 1 August 2023
- Enters into force
- 16 August 2023
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2023-08-01
LIGJ
Nr. 55/2023
PËR MENAXHIMIN E GARANCIVE DHE KREDIVE SHTETËRORE
TË PAKTHYERA
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për menaxhimin dhe kthimin e garancive shtetërore të
huas, si dhe kthimin e kredive shtetërore të pakthyera, të dhëna nga bankat e nivelit të dytë, me kapital
tërësisht shtetëror para privatizimit të tyre.
Neni 2
Përkufizimet
1. Termat e përdorur në këtë ligj kanë kuptimin si më poshtë:
a) “Debitorët e bankës” do të vlerësohen si debitorë të Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe
Kredive të Pakthyera për të gjitha kreditë e transferuara prej saj, sipas këtij ligji. Agjencia e Menaxhimit
të Garancive dhe Kredive të Pakthyera gëzon të drejtat që banka ka pasur mbi debitorin, duke përfshirë
edhe ndryshimet që banka mund t’i ketë bërë me marrëveshje ndërmjet debitorit dhe asaj përpara datës
kur kredia është transferuar në pronësi të Agjencisë;
b) “Garanci shtetërore”, “nënhua dhe nënhuazim” dhe “skema të veçanta të garancive” kanë të
njëjtin kuptim si në legjislacionin në fuqi për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë
shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë;
c) “Kthimi
i garancive, huave dhe nënhuave” është procesi
i mbledhjes së detyrimeve të
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.