PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA "PËR TË LUFTUAR SHKRETËTIRËZIMIN NË ATO VENDE QË KANË KALUAR THATËSIRË SERIOZE DHE/OSE SHKRETËTIRËZIM, VEÇANËRISHT NË AFRIKË"
Law no. 8556, dated 22 December 1999, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8556
- Date of adoption
- 22 December 1999
- Published in the Official Journal
- no. 37, 31 December 1999
- Enters into force
- 15 January 2000
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 1999-12-31
LIGJ
Nr.8556, datë 22.12.1999
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË
BASHKUARA "PËR TË LUFTUAR SHKRETËTIRËZIMIN NË ATO VENDE QË KANË
KALUAR THATËSIRË SERIOZE DHE/OSE SHKRETËTIRËZIM, VEÇANËRISHT NË
AFRIKË"
Në mbështetje të ne neve 78 dhe 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të nenit 17 të ligjit
nr.8371, datë 9.7.1998 "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Kombeve të Bashkuara "Për të luftuar
shkretëtirëzimin në ato vende që kanë kaluar thatësirë serioze dhe/ose shkretëtirëzim, veçanërisht në
Afrikë."
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2508, datë 30.12.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani.
KONVENTA
E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË LUFTUAR SHKRETËTIRËZIMIN NË ATO VENDE QË
KANË KALUAR THATËSIRË SERIOZE DHE/OSE SHKRETËTIRËZIM, VEÇANËRISHT NË
AFRIKË
Palët për këtë Konventë:
Duke afirmuar që njerëzit në zonat e prekura ose të kërcënuara janë në qendër të preokupimit
për luftimin e shkretëtirëzimit dhe zbutjen e efekteve të thatësirës,
Duke reflektuar preokupimin urgjent të komunitetit ndërkombëar, përfshirë shtetet dhe
organizatat ndërkombëtare, për ndikimet e kundërta të shkretëtirëzimit dhe thatësirës,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.