Law

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN NDËRKOMBËTARE TË EUROCONTROL-IT”

Law no. 8821, dated 15 October 2001, issued by Assembly of Albania.

Number
8821
Date of adoption
15 October 2001
Published in the Official Journal
no. 48, 26 October 2001
Enters into force
10 November 2001
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2001-10-26

LIGJ

Nr.8821, datë 15.10.2001

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN NDËRKOMBËTARE TË EUROCONTROL-IT”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën Ndërkombëtare të EUROCONTROL-it për bashkëpunimin për sigurinë e navigimit ajror” të 13 dhjetorit të vitit 1960, të amenduar nga protokolli shtesë, i nënshkruar në Bruksel, më 6 korrik 1970, i cili është amenduar nga protokolli i 21 nëntorit të vitit 1978, të gjitha këto të amenduara nga protokolli i nënshkruar në Bruksel më 12 shkurt 1981.

Neni 2

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen shumëpalëshe për pagesat e rrugës” të 12 shkurtit të 1981.

Neni 3

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin që konsolidon “Konventën Ndërkombëtare të EUROCONTROL-it” dhe amendamentet e saj, hapur për nënshkrim në Bruksel më 27 qershor 1997.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3122, datë 22.10.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.