PËR SHOQËRITË TREGTARE
Law no. 7638, dated 19 November 1992, issued by Assembly of Albania. The archive holds 4 acts changing it, the latest dated 19 July 2007.
- Number
- 7638
- Date of adoption
- 19 November 1992
- Published in the Official Journal
- no. 8, 20 January 1993
- Enters into force
- 1 January 1993
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1993-01-20
LIGJ
Nr.7638, datë 19.11.1992
PËR SHOQËRITË TREGTARE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizimi i shoqërisë
Shoqëria themelohet nga dy a më shumë persona, që merren vesh nëpërmjet një kontrate
për të destinuar në një sipërmarrje të përbashkët pasuritë ose shërbimet e tyre, me qëllim që të
ndajnë fitimin ose të përfitojnë nga të ardhurat që rrjedhin prej saj.
Ortakët marrin përsipër të paguajnë pjesën që u takon në humbjet.
Në rastet e parashikuara me ligj ajo mund të themelohet edhe nëpërmjet aktit të vullnetit
të shprehur nga një person i vetëm.
Neni 2
Karakteri tregtar
Karakteri tregtar i një shoqërie përcaktohet nga forma ose objekti i saj.
Shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe
shoqëritë anonime janë tregtare për shkak të formës së tyre, pavarësisht se çfarë objekti kanë.
Neni 3
Statuti
Statuti i shoqërisë cakton formën, kohëzgjatjen, emërtimin, objektin dhe shumën e
kapitalit themeltar.
Neni 4
Selia
Shoqëritë, selia e të cilave ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, i
nënshtrohen legjislacionit shqiptar.
Të tretët mund të përfitojnë nga selia e caktuar në statut,por shoqëria duhet t'ia njohë
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 21 June 1995 · 7953 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”
- 28 March 1996 · 8108 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7953, DATË 21.6.1995
- 7 June 2007 · 9751 · ËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
- 19 July 2007 · 9787 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.