PËR KOMPENSIMIN NË VLERË TË ISH-PRONARËVE TË TOKËS BUJQËSORE
Law no. 7699, dated 21 April 1993, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 27 July 1995.
- Number
- 7699
- Date of adoption
- 21 April 1993
- Published in the Official Journal
- no. 5, 18 May 1993
- Enters into force
- 17 June 1993
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1993-05-18
LIGJ
Nr.7699, datë 21.4.1993
PËR KOMPENSIMIN NË VLERË TË ISH-PRONARËVE TË TOKËS BUJQËSORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
OBJEKTIVA TE PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj u njeh të drejtën e pronësisë për efekt kompensimi në vlerë të tokës bujqësore ish -
pronarëve, personave fizikë e juridikë, që e kanë pasur atë në pronësi në kohën e dal jes së ligjit
nr.108, datë 29.8.1945 "Për reformën agrare".
KREU II
PËRCAKTIME
Neni 2
Në këtë ligj do të përdoren këto përcaktime:
"Tokë bujqësore" - janë të gjitha tokat e përcaktuara në Shqipëri si toka bujqësore, duke
përfshirë ullinjtë, pemëtoret, vreshtat dhe tokat që konsideroheshin të tilla në kohën e daljes së ligjit
nr.108, datë 29.8.1945. Përjashtohen tokat që për efekt kompensimi do të trajtohen nga ligje të tjera.
"Ish-pronarë toke bujqësore" - janë personat ose trashëgimtarët e tyre, të cilët gëzonin
pronësinë mbi tokën bujqësore në kohën e daljes së ligjit nr.108, datë 29.8.1945.
"Trashëgimtarë" - pasardhës që sipas ligjit kanë të drejtën e trashëgimit të pasurisë.
"Tokë e regjistruar" - tokë që është regjistruar në zyrën e kadastrës, hipotekës ose në ndonjë
regjistër tjetër të njohur me ligj, në kohën e daljes së ligjit nr.108, datë 29.8.1945.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 27 July 1995 · 7981 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7699, DATË 21.4.1993 “PËR KOMPENSIMIN NË VLERË TË ISH-PRONARËVE TË TOKËS BUJQËSORE”
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.