Law

ON CERTAIN AMENDMENTS TO LAW NO. 7501, DATED 29.4.1991 “ON LAND”

Law no. 7855, dated 29 July 1994, issued by Assembly of Albania.

Number
7855
Date of adoption
29 July 1994
Published in the Official Journal
no. 10, 26 August 1994
Enters into force
26 August 1994
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1994-08-26

LIGJ

Nr.7855, datë 29.7.1994

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7501, DATË 29.4.1991 “PËR TOKËN”

Në mbështetje të neneve 16 dhe 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 5 të ligjit 7501, datë 19.7.1991 “Për Tokën”, shtohet neni 5-a me këtë përmbajtje:

“Komisionet e Tokave të fshatrave dorëzojnë dokumentacionin e ndarjes së tokës në seksionin

e kadastrës të rrethit sipas dispozitave dhe kritereve të përcaktuara”.

Neni 2

Pas nenit 23 shtohet neni 23-a me këtë përmbajtje:

“Komisionet që veprojnë në kundërshtim me nenin 1 të këtij ligj i dhe me aktet e tjera ligjore e

nënligjore për plotësimin e dokumentacionit të ndarjes së tokës , kur këto veprime nuk formojnë vepra

penale, çdo anëtar i komisionit i çdo niveli në vartësi të shka llës të përgjegjësisë, dënohet për

kundravajtje administrative nga 2000 deri 5000 lekë.

Gjobat vendosen nga kryetari i këshillit të rrethit në cilësinë e kryetarit të komisionit të tokave

të rrethit.

Vendimi është i formës së prerë.

Neni 3

Në rast se edhe pas kësaj mase kryetari dhe sekretari i komisio nit nuk dorëzojnë dokumentet,

denoncohen për ndjekje penale nga komisioni i tokave të rrethit për shpërdorim detyre.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.