Law

ON AN ADDITION TO LAW NO. 7638, DATED 19.11.1992, “ON COMMERCIAL COMPANIES”, AS AMENDED BY LAW NO. 7953, DATED 21.6.1995

Law no. 8108, dated 28 March 1996, issued by Assembly of Albania.

Number
8108
Date of adoption
28 March 1996
Published in the Official Journal
no. 14, 9 May 1996
Enters into force
24 May 1996
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09

LIGJ

Nr.8108, datë 28.3.1996

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”,

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7953, DATË 21.6.1995

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, ndryshuar me ligjin nr.7953, datë

21.6.1995, pas nenit 197 shtohet neni 197/1 me këtë përmbajtje:

“Të gjitha shoqëritë anonime që kanë mbi 50 aksionerë ose janë të regjistruara në një treg të

letrave me vlerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë të detyruar të mbajnë regjistrin e

aksioneve në një qendër të pavarur, të specializuar për regjist rimin e aksioneve, sipas dispozitave

ligjore në fuqi.

Të gjitha transaksionet e kryera me aksionet e shoqërive, të pa rashikuara në paragrafin e parë

të këtij neni, do të bëhen nëpërmjet qendrës së pavarur ku ato kanë regjistruar aksionet e tyre.

Marrëdhëniet ndërmjet qendrës së pavarur të regjistrimit të aks ioneve dhe shoqërive anonime

rregullohen me kontrata”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1462, datë 9 .4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.