ON DENTAL HEALTH CARE
Law no. 8167, dated 21 November 1996, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 6 November 2003.
- Number
- 8167
- Date of adoption
- 21 November 1996
- Published in the Official Journal
- no. 29, 7 January 1997
- Enters into force
- 22 January 1997
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07
LIGJ
Nr.8167, datë 21.11.1996
PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë në fushën e shërbimit
shëndetësor stomatologjik, privat dhe publik.
Neni 2
Ministria e Shëndetësisë dhe e Ambientit përcakton strategjinë e zhvillimit të shërbimit
stomatologjik, mënyrën e organi zimit, normat dhe rregulloret e funksionimit të tyre dhe për sektorin
publik formën e shërbimeve si dhe strukturat e institucioneve.
Neni 3
Shërbimi shëndetësor stomatologjik profilaktik dhe mjekues mbulohet nga buxheti i shtetit.
1. Plotësisht:
a) Për moshat nën 18 vjeç.
b) Për të shtruarit dhe ata që trajtohen në institucione spital ore shtetërore në rastet e
mjekimeve urgjente.
c) Për kategori individësh të përcaktuara në dispozita ligjore.
2. Sipas përcaktimit të bërë nga Këshilli i Ministrave;
a) Për shërbimin e departamentit të stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë.
b) Për shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç.
Ky shërbim organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ambientit në institucione shkollore,
si dhe në institucionet shëndetësore publike.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 1 October 1998 · 8414 · për disa ndryshime në ligjin nr.8167, datë 21.11.1996 "Për shërbimin shëndetësor stomatologjik"
- 6 November 2003 · 9153 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8167, DATË 21.11.1996 “PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8414, DATË 1.10.1998
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.