ON TEMPORARY EXEMPTION FROM CUSTOMS DUTIES AND VALUE-ADDED TAX (VAT) FOR CERTAIN IMPORTS
Law no. 8211, dated 23 April 1997, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8211
- Date of adoption
- 23 April 1997
- Published in the Official Journal
- no. 5, 29 April 1997
- Enters into force
- 15 May 1997
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1997-04-29
LIGJ
Nr.8211, datë 23.4.1997
PËR PËRJASHTIMIN E PËRKOHSHËM NGA TAKSAT DOGANORE DHE TVSH-JA TË
DISA IMPORTEVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Përjashtohen përkohësisht nga taksat doganore të importit dhe TVSH -ja makineritë, pajisjet
dhe materialet e nevojshme për montimin e tyre, të cilat importohen për t'u investuar në fushën e
prodhimit, ndërtimit dhe të shërbimeve në telekomunikacion, banka, si dhe në fushën e furnizimit të
popullsisë me ujë dhe energji elektrike.
Neni 2
Këshilli i Ministrave brenda 10 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji të nxjerrë aktet e
nevojshme për zbatimin e tij.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi më 15 maj 1997 dhe ka fuqi deri më 31.12.1997
Shpallur me dekretin nr.1784, datë 25.4.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.