ON THE FOREIGN SERVICE OF THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 8370, dated 9 July 1998, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8370
- Date of adoption
- 9 July 1998
- Published in the Official Journal
- no. 18, 7 August 1998
- Enters into force
- 22 August 1998
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07
LIGJ
Nr.8370, datë 9.7.1998
PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë ligj rregullohet veprimtaria e shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Organet që përbëjnë shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqip ërisë janë Ministria e
Punëve të Jashtm e, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, si dhe përfaqësitë e tjera të
Republikës së Shqipërisë jashtë vendit.
Neni 3
Ministritë, institucionet qendrore dhe organet e pushtetit lokal, për ushtrimin e
veprimtarive të tyre që kanë të bëjnë me bashk ëpunimin me jashtë, të bashk ëpunojnë dhe të
koordinojnë me Ministrinë e Punëve te Jashtme.
FUNKSIONI I MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE I PËRFAQËSIVE
DIPLOMATIKE E KONSULLORE
Neni 4
Ministria e Pun ëve të Jashtme ështe organ i administratës shtet ërore i specializuar për
marrëdhëniet me jashtë që përpunon , organizon dhe zbaton veprimtarinë e shtetit shqiptar në
fushën e politikës së jashtme në marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.
Ajo ka për qëllim.
a) të shprehë e të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në fushën e marr ëdhënieve
ndërkombëtare;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.