ON SUPPLEMENTARY SOCIAL SECURITY FOR STATE POLICE OFFICERS
Law no. 8661, dated 18 September 2000, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8661
- Date of adoption
- 18 September 2000
- Published in the Official Journal
- no. 31, 10 June 2000
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2000-06-10
LIGJ
Nr.8661, datë 18.9.2000
PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj u garanton punonjësve të Policisë së Shtetit, që ndodhen në karrierë me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”, dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre përfitime suplementare mbi ato të përcaktuara në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
Për efekt të përfitimeve nga ky ligj, punonjës të Policisë së Shtetit janë: punonjësit aktivë, në dispozicion, të pezulluar, me pagesë kalimtare, në pension, studentë, kursantë dhe ushtarë (ndihmësagjentë), me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe.
Neni 2
Përfitimet suplementare, që jepen sipas këtij ligji, garantohen nga Buxheti i Shtetit.
Llogaritja, caktimi dhe pagimi i përfitimeve bëhet nga strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me përjashtim të përfitimeve të përcaktuara në nenet 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të këtij ligji, të cilat zbatohen nga strukturat e Ministrisë së Rendit Publik.
Neni 3
Kontributet
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.