On Certain Additions and Amendments to Law No. 7796, dated 17.2.1994
Law no. 9261, dated 22 July 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9261
- Date of adoption
- 22 July 2004
- Published in the Official Journal
- no. 56, 16 August 2004
- Enters into force
- 31 August 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2004-08-16
LIGJ
Nr.9261, datë 22.7.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994,
“MINERAR I SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Minerar i Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet në “LIGJI MINERAR I SHQIPËRISË”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. ““Mineral” nënkupton çdo substancë të dobishme, në gjendje të ngurtë, të lëngët ose të
gaztë, që ndodhet në trajtë natyrore, mbi tokë ose nën tokë, në ujë ose nën ujë, në sterilet e minierave
të shfrytëzuara apo në dambat e fabrikave të pasurimit, skorjet e metalurgjisë së zezë dhe me ngjyrë, të
formuar prej proceseve gjeologjike, duke përjashtuar naftën, në gjendje të lëngët, gazin natyror, në
gjendje të gaztë dhe ujin, por duke përfshirë rërën, gurët, shkëmbinjtë, zhavorrin dhe argjilat.
Rërat, zhavoret, zhurët trajtohen, sipas këtij ligji, në rastet kur nuk përfshihen në përcaktimet e
bëra në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore””.
2. Pas emërimit “Mineral” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
““Veprimtari minerare” nënkupton të gjitha punët, që lidhen me kërkimin, zbulimin,
zhvillimin, shfrytëzimin, përpunimin, tregtimin e produkteve minerare, si dhe kujdesin, mirëmbajtjen,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.