ON THE METHOD AND PROCEDURES FOR THE DEPLOYMENT AND TRANSIT OF FOREIGN MILITARY FORCES ON THE TERRITORY OF THE REPUBLIC OF ALBANIA, AS WELL AS ON THE DEPLOYMENT OF ALBANIAN MILITARY FORCES ABROAD
Law no. 9363, dated 24 March 2005, issued by Assembly of Albania. The archive holds 4 acts changing it, the latest dated 2 November 2023.
- Number
- 9363
- Date of adoption
- 24 March 2005
- Published in the Official Journal
- no. 29, 3 May 2005
- Enters into force
- 18 May 2005
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2005-05-03
LIGJ
Nr.9363, datë 24.3.2005
PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT
Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon rastet, mënyrën dhe procedurat e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar, brenda dhe jashtë vendit, duke respektuar Kushtetutën, Kartën e Kombeve të Bashkuara, parimet e Organizatës së Atlantikut të Veriut, dokumentet e sigurisë së Bashkimit Europian dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Bashkëpunimi ushtarak ndërkombëtar
1. Për qëllimet e këtij ligji, me pjesëmarrje në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar kuptojmë:
a) pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionet ushtarake ndërkombëtare;
b) pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitjet ose veprimtaritë ushtarake ndërkombëtare;
c) qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin tranzit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke ndjekur procedurat e përcaktuara në këtë ligj;
ç) pjesëmarrjen në misione humanitare ndërkombëtare.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 4 February 2010 · 10218 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”
- 12 December 2013 · 175/2013 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar
- 24 November 2016 · 119/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005, “PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT”, TË NDRYSHUAR
- 2 November 2023 · 85/2023 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.