On the accession of the Republic of Albania to the Convention “On the Service Abroad of Judicial and Extrajudicial Documents in Civil or Commercial Matters”
Law no. 9554, dated 8 June 2006, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9554
- Date of adoption
- 8 June 2006
- Published in the Official Journal
- no. 69, 6 July 2006
- Enters into force
- 21 July 2006
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2006-07-06
LIGJ
Nr.9554, datë 8.6.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR NJOFTIMIN
DHE DORËZIMIN JASHTË SHTETIT TË DOKUMENTEVE GJYQËSORE DHE
JASHTËGJYQËSORE NË FUSHËN CIVILE DHE TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për njoftimin dhe dorëzimin jashtë shtetit të
dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në fushën civile dhe tregtare” të Konferencës së Hagës,
bërë më 15 nëntor 1965, me deklarimet e parashikuara në këtë ligj.
Neni 2
Në zbatim të nenit 21 të kësaj Konvente, Republika e Shqipërisë deklaron si më poshtë:
a) në përputhje me nenin 2, autoritet qendror caktohet drejtoria që mbulon bashkëpunimin
gjyqësor ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë;
b) në përputhje me nenet 6 e 18, autoritete janë gjykatat, të cilat kanë kërkuar dokumentet
gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në zbatim të kësaj Konvente;
c) në përputhje me nenin 9, autoritet përgjegjës, për të marrë dokumentet e transmetuara me
rrugë konsullore, caktohet drejtoria që mbulon çështjet konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4938, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
KONVENTA
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.