Law

On concessions

Law no. 9663, dated 18 December 2006, issued by Assembly of Albania. The archive holds 4 acts changing it, the latest dated 20 May 2010.

Number
9663
Date of adoption
18 December 2006
Published in the Official Journal
no. 150, 31 December 2006
Enters into force
15 January 2007
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2006-12-31

LIGJ

Nr. 9663, datë 18.12.2006

PËR KONCESIONET

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm për nxitjen dhe lehtësimin e zbatimit të projekteve koncesionare, të financuara nga sektori privat, duke rritur transparencën, barazinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike.

Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të parimeve të përgjithshme në lidhjen e kontratave nga autoritetet publike, nëpërmjet përcaktimit të procedurave të veçanta për dhënien e projekteve koncesionare.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Ofertuesi” ose “Ofertuesit” janë subjekte juridike ose bashkime të tyre, që kanë për qëllim të marrin pjesë apo që marrin pjesë në një procedurë përzgjedhjeje, në lidhje me një koncesion.

2. “Procedurë konkurruese e përzgjedhjes” është procedura për përzgjedhjen e koncesionarit, në përputhje me nenet 10 deri 21 të këtij ligji.

3. “Koncesion” është marrëveshja, pavarësisht nga emri që i jepet, ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit, ku përcaktohen kërkesat dhe kushtet e saj dhe në kuptimin e së cilës koncesionari:

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 22 September 2008 · 9995 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”
  2. 15 October 2009 · 10157 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”, TË NDRYSHUAR
  3. 5 May 2010 · 1 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar
  4. 20 May 2010 · 10281 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.1, datë 5.5.2010, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar”

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.