ON THE ACCESSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO THE OPTIONAL PROTOCOL TO THE INTERNATIONAL COVENANT ON CIVIL AND POLITICAL RIGHTS
Law no. 9725, dated 7 May 2007, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9725
- Date of adoption
- 7 May 2007
- Published in the Official Journal
- no. 61, 25 May 2007
- Enters into force
- 9 June 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2007-05-25
LIGJ
Nr.9725, datë 7.5.2007
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN SHTESË TË
PAKTIT NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin shtesë të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat
Civile dhe Politike.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5321, datë 21.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
PROTOKOLL SHTESË I PAKTIT NDËRKOMBËTAR
PËR TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE
Miratuar dhe hapur për nënshkrim, ratifikim dhe aderim nga Rezoluta e Asamblesë së
Përgjithshme 2200A (XXI) e datës 16 dhjetor 1966
Hyrë në fuqi më 23 mars 1976, në përputhje me nenin 9
Shtetet Palë në këtë Protokoll:
duke marrë në konsideratë se për arritjen e mëtejshme të qëllimeve të Paktit Ndërkombëtar
mbi të Drejtat Civile dhe Politike (këtu e tutje e referuar si “Pakti”) dhe zbatimin e dispozitave të saj,
do të ishte e përshtatshme t’i krijonte mundësinë Komitetit të të Drejtave të Njeriut të krijuar në pjesën
IV të Paktit (këtu e tutje referuar si “Komiteti”) të merrte dhe shqyrtonte, siç pa rashikohet në këtë
Protokoll, komunikimin nga individët që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të ndonjë prej të
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.