ON CERTAIN AMENDMENTS AND CHANGES TO LAW NO. 8894, DATED 14.5.2002 “ON THE CREDIT TRAINING AGENCY”, AS AMENDED
Law no. 9731, dated 10 May 2007, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9731
- Date of adoption
- 10 May 2007
- Published in the Official Journal
- no. 60, 23 May 2007
- Enters into force
- 7 June 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2007-05-23
1603
LIGJ
Nr.9731, datë 10.5.2007
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR
AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Agjencia e Trajtimit të Kredive është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Financave,
me seli në Tiranë. Agjencia ushtron veprimtarinë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të
legjislacionit në fuqi.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Objekti i Agjencisë së Trajtimit të Kredive është trajtimi i kredive dhe i aseteve të tjera, të
transferuara nga bankat tregtare të nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror, te kjo agjenci, që më
poshtë do të quhet “Agjencia”. Agjencia e Trajtimit të Kredive, në përputhje me përcaktimet e bëra në
këtë ligj, trajton edhe portofolin e investimeve të kryera në banesa nga shoqëria INSIG sha, si dhe të
aseteve të tjera, të transferuara me ligje të veçanta.”.
Neni 3
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Termat “aset” ose “asete” kanë këto kuptime:
a) një pretendim për kredinë, përfshirë shumën e principalit dhe të interesave të llogaritur,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.