Law

On food

Law no. 9863, dated 28 January 2008, issued by Assembly of Albania. The archive holds 3 acts changing it, the latest dated 27 January 2022.

Number
9863
Date of adoption
28 January 2008
Published in the Official Journal
no. 17, 18 February 2008
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2008-02-18

LIGJ

Nr.9863, datë 28.1.2008

PËR USHQIMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, duke përcaktuar:

a) kërkesat dhe parimet e përgjithshme për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

b) detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për higjienën dhe sigurinë e këtyre ushqimeve;

c) kërkesat e përgjithshme për cilësinë e ushqimeve;

ç) kërkesat e përgjithshme për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimin e origjinës së kontrolluar;

d) kërkesat e përgjithshme për mënyrën e etiketimit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

dh) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

e) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve të reja dhe të ushqimeve të reja për kafshë;

ë) sistemin e kontrollit zyrtar të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

f) sistemin e laboratorëve të autorizuar për analiza dhe të laboratorëve të referencës;

g) menaxhimin e krizës dhe të emergjencave;

gj) krijimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 14 February 2013 · 74/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar
  2. 12 February 2020 · 16/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar
  3. 27 January 2022 · 10/2022 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 "Për ushqimin", i ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.