Law

On Metrology

Law no. 9875, dated 14 February 2008, issued by Assembly of Albania. The archive holds 4 acts changing it, the latest dated 5 March 2018.

Number
9875
Date of adoption
14 February 2008
Published in the Official Journal
no. 27, 29 February 2008
Enters into force
15 March 2008
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2008-02-29

LIGJ

Nr.9875, datë 14.2.2008

PËR METROLOGJINË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon sistemin kombëtar të metrologjisë në Shqipëri dhe kërkesat për të kryer veprimtaritë në metrologjinë shkencore, industriale dhe atë ligjore.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka si qëllim të realizojë:

a) zhvillimin e sistemit kombëtar të metrologjisë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare dhe me nevojat kombëtare;

b) njohjen ndërkombëtare të rezultateve të matjeve kombëtare dhe të etaloneve kombëtare të matjeve;

c) lëvizjen e lirë të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, nëse këto instrumente kanë shenjën e miratimit të tipit dhe të verifikimit fillestar ose, në mungesë të këtij të fundit, lejimin për hedhjen në treg ose vënien në shërbim të tyre;

ç) lëvizjen e lirë të produkteve të parapaketuara, nëse ato kanë shenjën e konformitetit dhe harmonizimin e metodave për matjet dhe kontrollin metrologjik;

d) mbrojtjen e konsumatorëve dhe të shtetit nga rezultatet e pasakta të matjeve.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Instrument matës” është çfarëdo pajisje apo sistem me funksione matëse.

2. “Metrologji” është shkenca e matjeve.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 21 January 2010 · 10217 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”
  2. 14 February 2013 · 14/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar
  3. 23 September 2015 · 100/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, të ndryshuar.
  4. 5 March 2018 · 9/2018 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9875, DATË 14.2.2008, “PËR METROLOGJINË”, TË NDRYSHUAR

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.