ON THE ACCESSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO THE CONVENTION
Law no. 9922, dated 26 May 2008, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9922
- Date of adoption
- 26 May 2008
- Published in the Official Journal
- no. 86, 11 June 2008
- Enters into force
- 26 June 2008
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2008-06-11
LIGJ
Nr.9922, datë 26.5.2008
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
“PËR TAKSIMIN E AUTOMJETEVE RRUGORE NË TRANSPORTIN
NDËRKOMBËTAR TË UDHËTARËVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën “Për taksimin e auto mjeteve rrugore në
transportin ndërkombëtar të udhëtarëve”, nënshkruar në Gjenevë më 14 dhjetor 1956.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5751, datë 9.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
KONVENTA
MBI TAKSIMIN E AUTOMJETEVE RRUGORE
NË TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË UDHËTARËVE
Palët kontraktuese,
duke kërkuar të lehtësojnë zhvillimin e turizmit ndërkombëtar,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Për qëllim të kësaj Konvente:
a) Termi “automjete” nënkupton të gjitha automjetet rrugore vet ëlëvizëse dhe të gjitha
rimorkiot që lidhen me këto automjete, qoftë të importuara bashkë me automjetin, qoftë të
importuara veçmas;
b) Termi “transport ndërkombëtar i udhëtarëve” nënkupton transp ortin e personave dhe
bagazheve të tyre, nëse kanë, kundrejt pagesës, shpërblimit ose forme tjetër, dhe çdo lloj
transporti të kryer me anë të mjeteve të transportit të udhëtarëve, që kanë më shumë se tetë vende,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.