Law

On Certain Amendments to Law No. 9975, dated 28.7.2008, “On National Taxes”, as amended

Law no. 96/2023, dated 7 December 2023, issued by Assembly of Albania.

Number
96/2023
Date of adoption
7 December 2023
Published in the Official Journal
no. 187, 22 December 2023
Enters into force
6 January 2024
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2023-12-22

LIGJ

Nr. 96/2023

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008,

“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në pikën 6, të nenit 3, fjalët “për qymyrin (sipas krerëve të NKM-së 2701; 2702)” zëvendësohen me

fjalët “për qymyrin (sipas krerëve të NKM-së 2701; 2702; 2704)”.

Neni 2

Pika 6, e nenit 4, ndryshohet si më poshtë:

“6. Taksa e karbonit caktohet në masën:

a) 1,5 lekë për litër për benzinën;

b) 3 lekë për litër për gazoilin;

c) për qymyrin:

i. 4,5 lekë për kilogram nga data 1 korrik 2026;

ii. 6.5 lekë për kilogram për vitin 2027;

iii. 9 lekë për kilogram për vitin 2028;

iv. 12 lekë për kilogram për vitin 2029;

v. 15.3 lekë për kilogram për vitin 2030 dhe në vazhdim;

ç) 3 lekë për litër për solarin;

d) 3 lekë për litër për mazutin;

dh) 3 lekë për litër për vajgurin;

e) 3 lekë për kilogram për koks nafte.

Kjo taksë nuk paguhet për sasitë e benzinës e të gazoilit që eksportohen.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 7.12.2023.

Shpallur me dekretin nr. 373, datë 20.12.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.