ON CERTAIN AMENDMENTS TO LAW NO. 8977, DATED 12 DECEMBER 2002, “ON THE TAX SYSTEM IN THE REPUBLIC OF ALBANIA”, AS AMENDED
Law no. 9932, dated 9 June 2008, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9932
- Date of adoption
- 9 June 2008
- Published in the Official Journal
- no. 102, 1 July 2008
- Enters into force
- 16 July 2008
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01
LIGJ
Nr.9932, datë 9.6.2008
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E
TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”,
të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 11 “Kundërvajtjet administrative” ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Kundërvajtjet administrative
Shkeljet e dispozitave për taksat kombëtare, që përbëjnë kundër vajtje administrative,
përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë””.
Neni 2
Neni 12 “Dënimet” ndryshohet si më poshtë:
“Neni 12
Sanksionet
Dënimet administrative për kundërvajtjet në taksat kombëtare përcaktohen në ligjin
nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5788, datë 30.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.