ON PRISON POLICE
Law no. 10032, dated 11 December 2008, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10032
- Date of adoption
- 11 December 2008
- Published in the Official Journal
- no. 190, 31 December 2008
- Enters into force
- 15 January 2009
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 190, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 032, datë 11.12.2008
PËR POLICINË E BURGJEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organiz imin dhe funksionimin e
Policisë së Burgjeve dhe sistemin e gradave.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “IEVP” janë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, ku përfshihen
institucionet e paraburgimit dhe ato të vuajtjes së dënimit me burgim.
2. “Regjim i brendshëm” janë dhomat e fjetjes së të burgosurve , dhomat e punës,
mjediset e veprimtarive profesionale e kulturore dhe ato të përbashkëta.
Neni 3
Statusi i Policisë së Burgjeve
1. Misioni i Policisë se Burgjeve është ruajtja e rendit dhe e sigurisë në IEVP gjatë
transferimeve e shoqërimeve të të dënuarve ose të paraburgosurve në gjykata e institucione të
tjera, në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
2. Policia e Burgjeve i kryen detyrat e veta, në mbështetje të këtij ligji dhe të akteve të
tjera ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e saj.
3. Rregulla të hollësishme për sjelljen e punonjësve të sistemit të paraburgimit dhe të
burgjeve miratohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.
Neni 4
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.