Law

ON CIVIL STATUS

Law no. 10129, dated 11 May 2009, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 6 June 2024.

Number
10129
Date of adoption
11 May 2009
Published in the Official Journal
no. 85, 12 June 2009
Enters into force
27 June 2009
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2009-06-12

LIGJ

Nr. 10 129, datë 11.5.2009

PËR GJENDJEN CIVILE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është kuptimi dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave për hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre.

2. “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” është dokumenti shtetëror unik, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të çdo shtetasi shqiptar, shtetasi të huaj dhe çdo personi pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 22 October 2020 · 130/2020 · Për një ndryshim në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar
  2. 6 June 2024 · 56/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.