ON AN AMENDMENT TO THE CIVIL CODE OF THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 7575, dated 29 June 1992, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 7575
- Date of adoption
- 29 June 1992
- Published in the Official Journal
- no. 3, 14 July 1992
- Enters into force
- 14 July 1992
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1992-07-14
LIGJ
Nr.7575, datë 29.6.1992
PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, neni 283 ndryshohet si vijon:
"Kur në banesën shtetërore të zënë nga qiramarrësi krijohet një tepricë sipërfaqeje banimi tej
normës së caktuar dhe kjo tepricë për bën dhomë të veçantë e më tepër, organi ekzekutiv i pushtetit në
rreth ka të drejtë të vendosë për strehimin e shtetasve të tjerë në sipërfaqen tepricë të banimit, ose
lirimin e banesës nga qiramarrësi duke i dhënë atij një banesë tjetër brenda normave për plotësimin e
nevojave të familjes së tij. Për këtë qëllim mund të bëhen edhe adoptime në këto banesa.
Kur qiramarrësi kundërshton vendimin e marrë, nxirret urdhër administrativ. Kundër këtij
urdhri mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve te kryetari i organit ekzekutiv të pushtetit në rreth, akti i të
cilit është i formës së prerë.
Sipërfaqet në banesat shtetërore të lëshuara me nënqira nga qiramarrësit trajtohen si sipëfaqe
tepricë banimi. Qiratë e vjelura nga këto banesa kalojnë në buxhetin e shtetit".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë
Shpallur me dekretin nr.250, datë 14.7.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.