Law

On the Entry into Force of Law No. 7895, dated 27.1.1995 “On the Criminal Code of the Republic of Albania”

Law no. 7942, dated 31 May 1995, issued by Assembly of Albania.

Number
7942
Date of adoption
31 May 1995
Published in the Official Journal
no. 13, 26 June 1995
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1995-06-26

LIGJ

Nr.7942, datë 31.5.1995

PËR HYRJEN NË FUQI TË LIGJIT NR.7895, DATË 27.1.1995 “PËR KODIN PENAL TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal nuk vihet në ekzekutim dhe, në qoftë se ka filluar,

ndërpritet ekzekutimi i mëtejshëm i çdo lloj dënimi për veprat penale, të cilat nuk parashikohen

më si të tilla nga ky Kod.

Nuk vihen në ekzekutim dhe, në qoftë se ka filluar ndërpritet ekzekutimi i mëtejshëm i

dënimeve penale të dhëna për përgatitjen e një krimi, i cili nuk parashikohet si vepër e dënueshme

nga dispozitat e pjesës së posaçme të Kodit Penal.

Neni 2

Personave, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale me një

masë dënimi më të lartë sesa maksimumi i dënimit që parashikon Kodi i ri Penal për veprën e

kryer, i mbetet si dënim ky maksimum.

Personat, të cilët pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal e kanë plotësuar maksimumin e

dënimit të parashikuar për veprën e kryer nga ky Kod, lirohen menjëherë.

Neni 3

Lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burgim të gjithë personat që janë duke e

vuajtuar këtë dënim për një vepër penale e cila sipas Kodit Penal dënohet vetëm me gjobë.

Po qe se dënimi i vuajtur gjer atëherë sipas llogaritjes në bazë të nenit 34, paragrafi 7, të

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.