Law

ON PROTECTION AGAINST IONISING RADIATION

Law no. 8025, dated 9 November 1995, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.

Number
8025
Date of adoption
9 November 1995
Published in the Official Journal
no. 24, 5 December 1995
Enters into force
20 December 1995
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05

LIGJ

Nr.8025, datë 9.11.1995

PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton kushtet e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese për të gjitha veprimtaritë që

kryhen me lëndë radioaktive dhe pajisje rrezatuese, për të mbrojtur punonjësit e ekspozuar

profesionalisht ndaj rrezatimeve, popullatën dhe mjedisin në tërësi nga rreziqet e mundshme të

rrezatimeve.

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji:

a) “Rrezatim jonizues” është rrezatimi elektromagnetik ose grimcor, i cili shkakton

drejtpërdrejt ose tërthorazi jonizimin e lëndës me të cilën bashkëvepron.

b) “Lëndë radioaktive” është çdo lëndë që në mënyrë të vetvetishme lëshon rrezatime

jonizuese.

c) “Pajisje rrezatuese” është çdo pajisje që përdoret për përfitimin e rrezatimeve jonizuese.

ç) “Punë me rrezatime” është çdo veprimtari që kryhet duke përdorur lëndë dhe/ose pajisje

rrezatuese.

d) “Instalim rrezatues” është çdo njësi ku përdoren dhe/ose ruhen lëndë radioaktive dhe/ose

pajisje rrezatuese.

dh) “Mbetje radioaktive” është çdo lëndë radioaktive ose send i ndotur me lëndë radioaktive,

që nuk mund të shërbejnë më gjatë për qëllime të dobishme.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 28 July 2008 · 9973 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8025, DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE
  2. 14 February 2013 · 26/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.