On Decorations in the Republic of Albania
Law no. 93/2024, dated 8 February 2024, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 93/2024
- Date of adoption
- 8 February 2024
- Published in the Official Journal
- no. 46, 13 March 2024
- Enters into force
- 28 March 2024
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2024-03-13
LIGJ
Nr. 93/2022
PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i llojeve të dekoratave, që jepen në Republikën e Shqipërisë,
si dhe i rregullave, procedurave dhe kritereve për propozimin, shqyrtimin e dhënien e tyre nga
autoritetet përgjegjëse dhe mbajtjen e tyre publike.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin dhe organizimin e sistemit të dekoratave në Republikën e
Shqipërisë, që jepen si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi ndaj shtetasve shqiptarë apo të huaj për
kontributin e dhënë dhe meritat e shquara apo të veçanta, civile ose ushtarake, ndaj shtetit dhe
kombit shqiptar
Neni 3
Parime të përgjithshme
1. Dhënia e dekoratave në Republikën e Shqipërisë udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:
a) parimi i mirënjohjes publike;
b) parimi i vlerësimit të kontributit;
c) parimi i meritokracisë;
ç) parimi i objektivitetit;
d) parimi i përgjegjshmërisë dhe transparencës;
dh) parimi i proporcionalitetit;
e) parimi i barazisë gjinore; dhe
ë) parimi i reciprocitetit ndërkombëtar.
2. Përfitimi i një dekorate në Republikën e Shqipërisë nuk është një e drejtë dhe nuk mund të
kërkohet si e tillë në rrugë individuale ose institucionale.
3. Dhënia e dekoratës nuk shoqërohet me shpërblim financiar.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.