ON CERTAIN AMENDMENTS TO LAW NO. 7961, DATED 12.7.1995 “LABOUR CODE OF THE REPUBLIC OF ALBANIA”
Law no. 8085, dated 13 March 1996, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8085
- Date of adoption
- 13 March 1996
- Published in the Official Journal
- no. 6, 15 April 1996
- Enters into force
- 30 April 1996
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1996-04-15
LIGJ
Nr.8085, datë 13.3.1996,
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, në nenin 3,
paragrafi 2 ndryshohet si vijon:
Fjalët “ligji i vendit ku ndodhet qendra e personit juridik” zë vendësohen me fjalët “ligji i
vendit ku ndodhet qendra e punës”.
Në paragrafin 5, fjalia e parë ndryshohet: “Kjo zgjedhje nuk mund ta privojë punëmarrësin
nga mbrojtja që i sigurojnë atij dispozitat urdhëruese të ligjit, që do të jetë i zbatueshëm në mungesë të
zgjedhjes”.
Neni 2
Në nenin 6, paragrafi 2, fjalët “Në masën që ato janë të zbatue shme sipas dispozitave të këtij
kodi” zëvendësohen me “por të zbatuara pas kësaj hyrjeje në fuqi të këtij Kodi”.
Shtohet paragrafi 4 si vijon:
“Këshilli i Ministrave mund të vendosë që dispozitat e këtij kodi lidhur me mbrojtjen e
shëndetit dhe të sigurisë të vihen në jetë në mënyrë progresiv e, gjatë një periudhe të kufizuar në disa
ndërmarrje të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave; këto ndërmarrje do t’u nënshtrohen
dispozitave të veçanta”.
Neni 3
Në nenin 7 shtohet titulli “Kompetenca tokësore”.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.