On the organisation and functioning of municipal and communal police
Law no. 8224, dated 15 May 1997, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 22 April 1998.
- Number
- 8224
- Date of adoption
- 15 May 1997
- Published in the Official Journal
- no. 7, 13 June 1997
- Enters into force
- 15 July 1997
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1997-06-13
LIGJ
Nr.8224, datë 15.5.1997
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË TË BASHKISË DHE TË
KOMUNËS
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë pranë bashkive e komunave organizohet dhe funksionon policia e
bashkisë dhe e komunës, përkatësisht në vartësi të kryetarit të bashkisë e të komunës dhe nën
mbikëqyrjen e kontrollin ligjor të prefektit.
Policia bashkiake dhe e komunës është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione
në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë a të
komunës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera
shtetërore.
Policia e bashkisë dhe e komunës nuk është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura.
Neni 2
Policia e bashkisë dhe e komunës si rregull ka këtë strukturë:
1. Shefi i policisë.
2. Oficerë.
3. Policë.
Pranë këshillit të rrethit emërohet komandanti i policisë të bashkive dhe të komunave.
Neni 3
Komandanti i policisë të bashkisë a të komunës emërohet e shkarkohet në detyrë nga prefekti,
me propozim të kryetarit të këshillit të rrethit, pasi të jetë marrë pëlqimi nga ministri i Brendshëm.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 22 April 1998 · 8335 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8224, DATË 15.5.1997 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË SË BASHKISË DHE TË KOMUNËS
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.