ON CERTAIN ADDITIONS AND AMENDMENTS TO LAW NO. 8095, DATED 21.3.1996, “ON THE CIVIL SERVICE IN THE REPUBLIC OF ALBANIA”
Law no. 8300, dated 12 March 1998, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8300
- Date of adoption
- 12 March 1998
- Published in the Official Journal
- no. 7, 4 April 1998
- Enters into force
- 19 April 1998
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1998-04-04
1
LIGJ
Nr.8300, datë 12.3.1998
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8095, DATË 21.3.1996 “PËR
SHËRBIMIN CIVIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, si dhe të ligjit nr.8095, datë 21.3.1996 “Për Shërbimin Civil në Republikën e
Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8095, datë 21.3.1996 “Për Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë”
bëhen këto ndryshime:
Neni 15 ndryshohet si vijon:
“Postet e strukturës organizative të shërbimit civil që do të zihen nga funksionarë
politikë, paraqiten sipas shtojcës 1 të bashkëlidhur.”
Neni 2
Në nenin 25 të ligjit, paragrafi i parë, ndryshohet si vijon:
“Nëpunësit civilë ekzistues në shërbimin civil, të cilët punojnë në detyra që përfshihen
nga ky ligj për një periudhë më të madhe se tre vjet para datës së krijimit të komisionit të
shërbimit civil, fitojnë statusin e nëpunësit civil kur, me paraqitjen e kërkesës së tyre dhe
shqyrtimit të përputhshmërisë së dosjes personale të nëpunësit civil me kriteret e postit të punës,
marrin një çertifikatë kualifikimi përmes një vendimi nga ana e komisionit të shërbimit civil.”
- Paragrafi i pestë ndryshohet si vijon:
“Kur nëpunësi, brenda 12 muajve nga data e krijimit të komisionit të shërbimit civil, nuk
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.