ON THE BORDER POLICE
Law no. 8342, dated 6 May 1998, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8342
- Date of adoption
- 6 May 1998
- Published in the Official Journal
- no. 13, 4 June 1998
- Enters into force
- 19 June 1998
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04
LIGJ
Nr.8342, datë 6.5.1998
PËR POLICINË KUFITARE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Policia kufitare është organ i specializuar i armatosur në përbërje të Drejtorisë së Përgjithshme
të Policisë së Ministrisë të Rendit Publik. Ajo ushtron veprimtari në gjithë gjatësinë e kufirit
shtetëror, në vendkal imet kufitare, në vijën bregdetare, në ujërat territoriale, si dhe në thellësi të
territorit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Policia kufitare ka për detyrë mbajtjen nën kontroll të kufirit, duke garantuar respektimin e
normave të gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, të konventave, marrëveshjeve e protokolleve
dy a shumëpalëshe për kufirin shtetëror, të nënshkruara nga shteti shqiptar, si dhe të ligjeve të
migracionit e të policisë që rregullojnë kalimin e personave, mjeteve të transportit tokësor, ujor e ajror
nëpërmjet vendkalimeve kufitare.
Neni 3
Policia kufitare bashkëvepron me organet e tjera shtetërore për zbulimin dhe zbatimin e
masave ndaj veprimeve të kundërligjshme nëpërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Neni 4
Gjatë ushtrimit të detyrës policia kufitare zbaton me përpik mëri dispozitat kushtetuese,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.