ON THE PROTECTION OF THE TOPOGRAPHY OF INTEGRATED CIRCUITS
Law no. 8488, dated 13 May 1999, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 26 June 2014.
- Number
- 8488
- Date of adoption
- 13 May 1999
- Published in the Official Journal
- no. 18, 18 July 1999
- Enters into force
- 2 August 1999
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1999-07-18
LIGJ
Nr.8488, datë 13.5.1999
PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. DISPOZITA KRYESORE
Neni 1
Ky ligj rregullon mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara.
Neni 2
Në këtë ligj, përsa nuk thuhet ndryshe në përmbajtje:
a) “një qark i integruar” është forma finale ose e ndërmjetme e një produkti i cili realizon
ekzekutimin e një funksioni elektronik, ku të paktën njëri prej elementeve është aktiv dhe njëri
ose të gjithë elementet ndërmjetës janë vendosur integralisht në pjesë materiali ose prej pjese
materiali, pra në pjesën e brendshme ose të jashtme të materialit;
b) “topografia e qarkut të integruar” (më poshtë: topografi) është një vendosje
tridimensionale e çfarëdoshme, e shprehur prej elementesh, ku të paktën njëri është aktiv dhe
ndërmjetësohet në qarqet e integruara, apo ato vendosje tridimensionale të përgatitura për
prodhimin e një qarku të integruar;
c) “shfrytëzimi tregtar” i topografive nënkupton prodhim, shitje, qiradhënie ose ndonjë
metodë tjetër të përhapjes tregtare, e lidhur drejtpërdrejt me një topografi apo qark të integruar,
prodhuar në bazë të topografisë respektive.
II. SUBJEKTET E MBROJTJES
Neni 3
E drejta e mbrojtjes së një topografie garantohet për të gjithë krijuesit.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 17 July 2008 · 9957 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999 “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
- 26 June 2014 · 66/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8488, DATË 13.5.1999, “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA”, TË NDRYSHUAR
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.