ON THE RIGHT TO INFORMATION ON OFFICIAL DOCUMENTS
Law no. 8503, dated 30 June 1999, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 8503
- Date of adoption
- 30 June 1999
- Published in the Official Journal
- no. 22, 26 July 1999
- Enters into force
- 26 January 2000
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1999-07-26
LIGJ
Nr.8503, datë 30.6.1999
PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE
Në mbështetje të neneve 23, 17, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare.
Neni 2
Përkufizimet
Për qëllimet e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë kuptimet si vijon:
a) me “autoritet publik” kuptohet çdo organ i administr atës shtetërore dhe i enteve
publike;
b) me “dokument zyrtar” kuptohet dokumenti i çdo lloji, i mbajtur nga autoriteti publik,
në përputhje me rregullat në fuqi dhe që ka lidhje me ushtrimin e një funksioni publik;
c) me “person” kuptohet çdo person, fizik ose juridik, vendas ose i huaj;
ç) me “publik” kuptohet të paktën edhe një person.
KREU II
E DREJTA E INFORMIMIT DHE DETYRIMET E AUTORITETIT PUBLIK
Neni 3
E drejta e informimit
Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion për dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë
me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa
qenë i detyruar të shpjegojë motivet.
Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion në lidhje me një dokument
zyrtar, përveç rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.
Çdo informacion për një dokument zyrtar, që i është dhënë një personi, nuk mund t’i
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.