ON THE PREVENTION OF MONEY LAUNDERING
Law no. 8610, dated 17 May 2000, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 19 June 2003.
- Number
- 8610
- Date of adoption
- 17 May 2000
- Published in the Official Journal
- no. 14, 6 June 2000
- Enters into force
- 6 December 2000
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2000-06-06
LIGJ
Nr. 8610, datë 17.5.2000
PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim parandalimin e pastrimit të parave, të rrjedhura nga veprimtaria kriminale, si dhe luftën kundër krimit financiar.
Neni 2
Përkufizime
Përveçse kur përcaktohet ndryshe, në këtë ligj termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
1.“Pastrim i parave” është qarkullimi dhe riqarkullimi i parave të rrjedhura nga veprimtari kriminale, më poshtë të quajtura “të papastra”.
Pastrimi i parave përfshin:
a) depozitimin, tjetërsimin, transferimin dhe /ose këmbimin e parave, me qëllim maskimin, fshehjen ose mohimin e përkatësisë apo origjinës së pasurisë, që rrjedh nga veprimtaria kriminale;
b) fitimin e së drejtës së pronësisë kur subjekti ka dijeni mbi çdo lloj pasurie, që rrjedh nga veprimtaria kriminale apo nëpërmjet përdorimit të parave të papastra;
c) ndërmjetësimin në favor të një personi tjetër për depozitimin, tjetërsimin, transferimin dhe/ose këmbimin e parave, me qëllim maskimin, fshehjen ose mohimin e përkatësisë apo origjinës së pasurisë, që rrjedh nga veprimtaria kriminale;
ç) pjesëmarrjen si ortak në personin juridik, me qëllim maskimin, fshehjen ose mohimin e përkatësisë apo origjinës së pasurisë, që rrjedh nga veprimtaria kriminale;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 19 June 2003 · 9084 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8610, DATË 17.5.2000 "PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE"
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.